Mitingu madhështor dhe Berisha planprishës, “harron” urdhrin që dha në parlament për mospjesëmarreje në protestë

Mitingu madhështor dhe Berisha planprishës, “harron” urdhrin që dha në parlament për mospjesëmarreje në protestë

Meaculpa e Berishës pas shuplakës në shesh. Bojkoti i tij u tret në detin kuqezi në sheshin Skënderbej. Por për të mos mbetur në histori, si i vetmi lider i politikës shqiptare që nuk e përshëndeti Protestën Pro-UÇK, doktori u detyrua të shkruajë disa rradhë. “Partia Demokratike përshëndet protestën paqësore të bashkëluftëtarëve të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe të Kosovës, sikundër dënon çdo përpjekje për manipulim të saj nga albanofobë shqipfolës, armiq të damkosur të Kosovës.” Por pasi ra në kurthin e Ramës për mungesën në protestë, doktori  ra edhe në kurthin e fjalëve të veta. “Partia Demokratike nuk ka dhënë asnjë urdhër, verbal apo me shkrim, që përfaqësues apo mbështetës të saj, të mos jenë në mitingun mbështetës për ish-krerët e UÇK-së, në proces gjyqësor...