Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Zoti kishte një plan tjetër për mua”, rrëfehet Manaj: Shqiponja në Serbi ishte për t’I dhënë krenari shqiptarëve
Nga futbollisti më i kritikuar pas asaj humbjeje të penalltisë kundër Serbisë u kthye në hero. Historia mori një rrjedhë tërësisht të kundërt në vetëm pak muaj për Rei Manajn. Sulmuesi shqiptar e shleu në fushën e lojës penalltinë e humbur, po përsëri kundër Serbisë. Goli i tij në Leskovc i dha Shqipërisë një fitore historike, e cila mund t’i dërgojë në ‘play off’ për në Kupën e Botës 2026. Në një rrëfim për “FSHF TV”, Manaj ka rrëfyer përjetimin e tij në këtë ndeshje dhe arsyen përse zgjodhi të festonte me shqiponjë. “Ashtu ishte e shkruajtur. Zoti kishte një plan tjetër. Normalisht që e kisha menduar që do të shkonim në Serbi për të fituar ndeshjen. Por edhe po të mos e kisha bërë...