Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zv/Kryeministri i Kinës zhvillon video-telefonatë me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së dhe përfaqësuesin tregtar për çështjet ekonomike
Zv/Kryeministri i Kinës He Lifeng, gjithashtu drejtuesi kinez për çështjet ekonomike e tregtare Kinë-ShBA, të shtunën zhvilloi një telefonatë video me Sekretarin e Thesarit të ShBA-së Scott Bessent dhe Përfaqësuesin e Tregtisë së ShBA-së Jamieson Greer, gjatë së cilës të dy palët ranë dakord të mbajnë një raund të ri konsultimesh ekonomike e tregtare sa më shpejt të jetë e mundur. Palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, të thelluara dhe konstruktive për zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve gjatë bisedimeve të tyre telefonike në fillim të këtij viti, si dhe për çështjet kyçe në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike e tregtare.