Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Memaliaj, 26-vjeçarja e paralizuar dergjet në shtrat, mjekët ‘vizitë’ me Whatsapp, s’i japin KEMP të plotë!
Enduela Mema, 26 vjeçe, që në foshnjëri ka kaluar temperaturë të lartë, çka i ka shkaktuar paralizë cerebrale. Në moshën 10-vjeçare ka dalë në KEMP dhe është trajtuar me pagesë të pjesshme invaliditeti, ndërsa pas moshës 20-vjeçare ka humbur çdo aftësi për të lëvizur dhe dergjet në shtrat. Për të kujdeset nëna, e cila nuk i mban lotët teksa rrëfen vuajtjet e mundimet e përditshme. Ndërsa kryefamiljari punon shofer për të siguruar të ardhura për familjen, të cilat janë të pamjaftueshme për shkak të shpenzimeve të shumta. “Vajza pas lindjes kaloi temperaturë të lartë, nuk eci si fëmijët e tjerë. Nuk pati shërim, 10 vjeç në Kemp që atë ditë e sot vajza siç është. 6 vjet nuk ecën fare. Deshëm ta nxjerrim në Kemp të plotë...