Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrestohen dy persona në Tiranë (Emrat)
Në kuadër të operacionit të koduar “STOP”, shërbimet e Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kanë finalizuar një ndërhyrje në një hyrje pallati në rrugën “Xhanfize Keko”, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas që dyshohen se shpërndanin lëndë narkotike. Të arrestuarit janë Denis Brakaj (Krasniqi) 35 vjeç, banues në Tiranë dhe Elker Xibraku, 30 vjeç, të dy banues në Tiranë Gjatë kontrollit në ambientin ku ndodheshin të dy shtetasit u sekuestruan 8 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B.(K), forcat e policisë gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta (thika). Në...