Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Gonxhja: Qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit, duke i orientuar vizitorët
Qendra e Vizitorëve në Butrint do të presë dhe orientojë vizitorët, të japë shpjegime për sitin, të përcjellë vlerat e jashtëzakonshme universale të një siti të trashëgimisë botërore. Ministri Blendi Gonxhja shprehet qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit. “Me kryeministrin Edi Rama, në prezantimin e projektit vizionar të Qendrës së Vizitorëve në Butrint, variantit final të hartuar nga Kengo Kuma & Associates, i mundësuar nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, në partneritet me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Qendra e re do të shërbejë si porta hyrëse e Butrintit, duke i orientuar vizitorët drejt një përvoje më të thellë të këtij thesari botëror të mbrojtur në UNESCO”, shprehet Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Sportit dhe Kulturës në një postim...