Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Metoda “3–2–1”, si të nisni ditën me më shumë fokus dhe produktivitet
Anandita Abraham rrëfen se për vite me radhë e kishte të vështirë të ngrihej nga shtrati në mëngjes.Ajri i ftohtë, mungesa e qumështit në frigorifer dhe bezdia për t’u përballur me njerëzit e tjerë e bënin të qëndronte nën batanije për orë të tëra. Ajo thotë se ndjehej më mirë duke mos filluar ditën fare, sepse kështu nuk mund ta prishte atë që në mëngjes.Për ta ndryshuar këtë rutinë, kishte provuar çdo mënyrë të mundshme: vendoste telefonin në anën tjetër të dhomës që të detyrohej të ngrihej për ta fikur, por përfundonte gjithmonë duke u kthyer në shtrat; kishte kërkuar nga shokët e banesës ta zgjonin me forcë, por vetëm sa i kishte sharë; disa herë e vetmja mënyrë për t’u ngritur kishte qenë të pinte...