Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shqipe Hysenaj thyen heshtjen për Blerandon dhe Ardin: “Nuk ka pasur kurrë Rio dhe Tokyo”
Finalistja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Shqipe Hysenaj, ishte ndër të ftuarat në premierën e filmit shqiptar “ADN”, ku përveç pranishmërisë në tapetin e kuq, u ndal edhe për të komentuar disa nga temat më të përfolura që kanë qarkulluar rreth saj kohët e fundit. Në një intervistë për “Prive” me Liberta Spahiun, Shqipes iu bë një pyetje që i ka munduar fansat që nga përfundimi i spektaklit – a i ka mbetur merak që nuk ndodhi ndonjë projekt i përbashkët me Blerandon, nisur nga kimia e dukshme mes tyre gjatë formatit. Por ajo ishte e qartë: “Nuk më ngelet pishman asgjë sepse mendoj që bëhet ajo që është shkruajtur. Nuk ka pasur ndonjëherë Rio dhe Tokyo”, u shpreh Shqipe, duke iu referuar metaforës...