Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tiranë/ Arrestohet 22-vjeçari në Kombinat, qarkullonte me armë zjarri në makinë (Emri)
Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur nga Policia e Tiranës, përmes operacionit policor të koduar “Confirmation”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Shtetasi Ergi Bahiti, 22 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë teksa qarkullonte në zonën e Kombinatit me një armë zjarri pistoletë në automjetin e tij. Operacioni u ndërmor pas informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi dyshimet se i riu mbante armë me vete. Policia ndërhyri në rrugën “Ilia Papanikolla”, ku ndaloi automjetin e drejtuar nga 22-vjeçari. Gjatë kontrollit, në sediljen e makinës u gjet arma e zjarrit e llojit pistoletë, e cila u sekuestrua menjëherë së bashku me automjetin që shërbeu si mjet transporti. Autoritetet konfirmuan se arma mbahej pa leje, ndërsa materialet procedurale i janë...