Qarkullonte me armë zjarri në kryeqytet, arrestohet në Kombinat 22-vjeçari

Qarkullonte me armë zjarri në kryeqytet, arrestohet në Kombinat 22-vjeçari

Policia e Komisariatit Nr. 6 finalizoi operacionin e koduar “Confirmation”, duke arrestuar në flagrancë një 22-vjeçar në Kombinat, i cili u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë në automjet. Në kuadër të luftës ndaj armëmbajtjes pa leje, shërbimet policore morën informacion për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në zonën e Kombinatit. Pas organizimit të ndërhyrjes, policia ndaloi automjetin në rrugën “Ilia Papanikolla” dhe gjatë kontrollit gjeti një pistoletë të fshehur në sediljen e makinës. I arrestuari është shtetasi E. B., 22 vjeç, banues në Tiranë. Përveç armës së zjarrit, u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të tij. Materialet e operacionit iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Top Channel