Sulmi ndaj gazetarit italian/ Kush janë shqiptarët e lidhur me klanin Escobar që donin ta vrisnin

Sulmi ndaj gazetarit italian/ Kush janë shqiptarët e lidhur me klanin Escobar që donin ta vrisnin

LEGGO Një mjet shpërthyes me një kilogram eksploziv, i lënë midis dy vazove me fitilin e ndezur disa metra larg banesës. Një shpërthim i fuqishëm që i ka shkatërruar dy makinat e gazetarit investigativ italian, Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit të Rai “Report” dhe që prej kohësh është nën mbrojtje.  Vendi i atentatit — i cili vetëm për fat nuk shkaktoi viktima — është vila e vogël në Pomezia, një qytet në periferi të Romës, ku ai jeton me familjen. Një akt intimidues potencialisht vdekjeprurës që ka pasur për objektiv një nga gazetarët-simbol të informimit të shërbimit publik, autor i hetimeve të forta mbi paligjshmëritë dhe korrupsionin në administratën publike, mbi krimin e organizuar, mbi fraksionet ekstreme të ultrasve dhe mbi infiltrimin e klaneve në...