Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
E godet me kosore në kokë dhe i thyen krahun, 56-vjeçari “masakron” një 39-vjeçar në Bushat
Një konflikt mes dy personash është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në qendër të Bushatit në Vaun e Dejës, ku një person është plagosur me kosore. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi Besnik Shkambi, 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit ka goditur me mjet prerës (kosore) shtetasin Paulin Vela, 39 vjeç, duke pësuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe ka pësuar frakturë (thyerje) në krahun e djathtë. Dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, shtetasi Besnik Shkambi, 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, ndërsa 39-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (kosore) ësjhtë sekuestruar në cilësinë...