“Më tha se Cristian nuk ishte djali im, e grushtova në fytyrë”; Totti rrëfen momentin më të vështirë në fushë

“Më tha se Cristian nuk ishte djali im, e grushtova në fytyrë”; Totti rrëfen momentin më të vështirë në fushë

Francesco Totti, gjatë një bisede me ish-shokun e tij të ekipit Luca Toni, rikujtoi jo vetëm lidhjen e veçantë me Romën, por edhe disa momente të vështira në fushë. Ai përmendi përplasjen me Christian Poulsen (“një gjest i papranueshëm”), goditjen ndaj Mario Balotellit (“i kërkova falje, por shpëtoi mirë që nuk reagova më keq”) dhe veçanërisht grushtin që i dha Ciccio Colonnese gjatë ndeshjes Roma-Siena në sezonin 2004-2005. Ishte 17 prill 2005, Totti 28 vjeç, në kulmin e formës, ndërsa Colonnese, 33-vjeç, do të tërhiqej një vit më vonë. Shkaku ishte një fjalë e Colonnese për të birin e Tottit, Cristian, e cila bëri që kapiteni i Romës të humbiste kontrollin: “Ishte hera e parë që i jepja dikujt një grusht në fytyrë. Ishte dikush që...