Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Drejtësia kursen Ballukun dhe Blendian Dalipajn, si i dha koncesionin miliona euro babait të kreut të OSSH…
Prej disa vitesh, sektori i energjisë në Shqipëri është shndërruar në një vatër të vazhdueshme abuzimesh dhe skandalesh me fondet publike. Këto çështje shpesh kanë mbetur të fshehura pas termave teknikë, ndërsa përgjegjësit kanë kaluar pa ndëshkim. Një prej rasteve më flagrante është ai që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe administratorin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH), Blendian Dalipaj, një skandal i zbuluar publikisht prej kohësh nga mediat, por që drejtësia vazhdon ta mbulojë me heshtje. Sipas dokumenteve dhe kontratave zyrtare, Dalipaj ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga një koncesion miliona eurosh i dhënë nga vetë ministrja Balluku, duke krijuar një konflikt të qartë interesi dhe duke përmbushur të gjitha elementët e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në...