Vau i Dejës/ Goditi me mjet prerës 39-vjeçarin pas sherrit, përfundon në pranga një person

Vau i Dejës/ Goditi me mjet prerës 39-vjeçarin pas sherrit, përfundon në pranga një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qendër të Bushatit, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një shtetasi dhe arrestimin e autorit. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Vau i Dejës, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, ka goditur me mjet prerës (kosore) shtetasin P. V., 39 vjeç, pas një konflikti që ndodhi në ambientet e një lokali. Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimi i mjetit prerës që u përdor në ngjarje. Nga hetimet paraprake rezulton se viktima ka marrë dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë një frakturë në...