Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime
Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime Tetori vjen me ngjyrën rozë. Nga zyrat e shtetit tek ekranet televizive e rrjetet sociale, kudo shfaqen fjongo rozë dhe fushata që nxisin ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Por në Shqipëri, pacientët onkologjikë përballen me një realitet që nuk ka asnjë nuancë rozë. Mungesë barnash, aparatura të prishura, kontrata të shkelura dhe ilaçe të skaduara. Këto janë disa nga gjetjet më flagrante të Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një auditimi disavjeçar. Kur Eva, 40 vjeç nga Korça, mori vesh se kishte kancer në gji, nuk e mendoi dy herë. “Shkova në Greqi. Nuk kisha besim të trajtohesha këtu,” thotë ajo. Edhe mjeku i kishte thënë: “Nëse ke mundësi, shko jashtë”, kujton ajo....