Udhëtonte i armatosur, arrestohet 30-vjeçari në aksin rrugor Lezhë–Shkodër

Udhëtonte i armatosur, arrestohet 30-vjeçari në aksin rrugor Lezhë–Shkodër

Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili dyshohej se udhëtonte si pasagjer në një taksi, i armatosur me armë zjarri pistoletë. Sipas raportimeve, shtetasi G. U., banues në Shkodër, u arrestua në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë rrethit të Shëngjinit, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të automjetit taksi dhe kontrollit fizik të pasagjerit, konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi G. U. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërkohë, arma e zjarrit e sekuestruar do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të...