Po udhëtonte pasagjer në një taksi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari me pistoletë në çantë (EMRI)

Po udhëtonte pasagjer në një taksi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari me pistoletë në çantë (EMRI)

arma e sekuestruar LEZHË- Një 30-vjeçar në Lezhë ka rënë në prangat e policisë, pasi po udhëtonte si pasagjer në një taksi, i armtosur me armë. Mësohet se ai i riu u arrestua në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, ku gjatë kontrollit fizik 30-vjeçarit, Gledis Ustabeqiri, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me dy krehra dhe municion luftarak. Arma do të dërgohet për ekpsertizë, për të verifikuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur më parë.  Njoftimi: Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranziti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Udhëtonte i armatosur me armë zjarri pistoletë; kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra me municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet...