Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, autori i dyshuar del para gjykatës
Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër. Gjatë mbërritjes së tij gjykata është rrethuar nën masa të forta sigurie, ndërsa prezentë janë 22 policë. 48-vjeçari i shpallur në kërkim u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes. “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti”, deklaroi ai në Prokurori. Sulçaj gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe lejen që dispononte.