Gjykata e Hagës hedh poshtë apelimin e Izraelit për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut dhe Gallant

Gjykata e Hagës hedh poshtë apelimin e Izraelit për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut dhe Gallant

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë hodhi poshtë ankesën e Izraelit kundër një vendimi që mbështeti urdhër-arrestet për kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Galland. Në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata e Hagës vendosi se kishte “baza të konsiderueshme” për të besuar se Netanyahu dhe Galland ishin “penalisht përgjegjës” për krime lufte të dyshuara dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. Lëshimi i urdhër-arresteve zemëroi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat që atëherë kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarëve të GJNP-së. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti vendimin “antisemit” dhe presidenti i atëhershëm i SHBA-së Joe Biden e quajti atë “skandaloz”. Në maj, Izraeli i kërkoi gjykatës të rrëzonte urdhër-arrestet në pritje të një apeli të mëtejshëm që sfidonte juridiksionin e saj....