Panathinaikos dhe Hapoel marrin frenat e Euroleague, zhgënjejnë Real e Barcelona

Panathinaikos dhe Hapoel marrin frenat e Euroleague, zhgënjejnë Real e Barcelona

Vijojnë surprizat në Euroleague në basketboll për meshkuj, teksa janë luajtur ndeshjet e raundit të pestë. Grekët e Panathinaikos dhe izraelitët e Hapoel Tel Aviv udhëheqin renditjen me nga 4 fitore. Surprizë kryesimi i skuadrës së Hapoel, që debuton në këtë turne. Izraelitët fituan 89-88 ndaj Paris Basketboll. Ndërsa skuadra greke mundi 95-81 rivalët turq të Anadolu Efes në Stamboll. Javë e keqe për skuadrat spanjolle, pasi pësuan një “poker” humbjesh. Barcelona, Real Madrid, Valencia dhe Baskonia Gasteiz u mundën në ndeshjet e tyre, duke lëshuar kreun. Rikthehet te fitorja ekipi kampion i Fenerbahce. Euroleague – Raundi i 5-të Dubai Basketball – Barcelona, 83-78 Zalgiris Kaunas – Armani Milano, 78-89 Fenerbahce – Bayern Munich, 88-73 Maccabi Tel Aviv – Olympiacos, 94-95 Crvena Zvezda – Real...