Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin
Robert Myftari është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme, si fajtor për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ai do të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë. Vuajtja e dënimit për 52-vjeçarin fillon nga dita e arrestimit të tij. 52-vjeçari Robert Myftari u arrestua në Rinas më 23 shtator, pasi u shpall në kërkim nga SPAK, së bashku me të tjerë, për dosjen “Shpirti”. Ndërsa SPAK nisi hetimet ndaj Myftarit, pasi rezultoi si i përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të cilët trafikuan sasi të mëdha kanabisi drejt vendeve të Bashkimit Europian. Detajet Robert Myftari së bashku me 30 persona të tjerë, janë akuzar nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës drejt...