Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë…

Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë…

18 Tetor 2025 8:39 Alfred Lleshi Ilkay Gündogan (34 vjeç) është ndër të paktët futbollistë që mund të thotë se e kanë stërvitur dy prej trajnerëve më të mirë në histori; Pep Guardiola dhe Jürgen Klopp. Me Guardiolën punoi te Manchester City, ndërsa me Klopp te Borussia Dortmund. Aktualisht lojtar i Galatasaray, teksa ka fituar tituj kampioni nën drejtimin e të dyve, ai dha një intervistë për “The Athletic”, ku zgjodhi njërin prej tyre: “Duhet të jem i sinqertë dhe të them Pep Guardiola. Kjo zgjedhje është për gjithçka që arritëm bashkë, për dominimin tonë”. Megjithatë, ai nuk e harron periudhën me Klopp: “Patëm suksese të mëdha në Dortmund, më pëlqente shumë stili i lojës. E vlerësoj Jürgen si trajner dhe si njeri. Sa herë...