Manaj “abonohet” me golin, Gripshi rrëfen  emocionet e ftesës në ekipin kombëtar

Manaj “abonohet” me golin, Gripshi rrëfen emocionet e ftesës në ekipin kombëtar

Kuqezinjtë e mbyllën si duhet muajin tetor, me dy fitore, një ndaj Serbisë për eliminatoret e Botërorit e një fitore prestigji në miqësoren me Jordaninë. Të parën e mposhtën me shifrat 1-0, kurse miqësoren me jordanezët e fituan 4-2. Këto fitore e ngjitën lart grupin e trajnerit Silvinjo, i cili tani po ëndërron të shkojë në Botëror. Por ndërsa trajneri po mendon që tani për duelet e nëntorit kundër Andorrës në transfertë dhe ndaj Anglisë në “Arena Kombëtare” e Tiranës, lojtarët janë kthyer pranë skuadrave të tyre dhe po përpiqen të regjistrojnë sa më shumë minuta e protagonizëm në ligat ku aktivizohen. Manaj në top formë, vijon me gola edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe Fitorja me Serbinë i ka ndezur së tepërmi kuqezin jtë...