Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Pas 19 vitesh martesë dhe divorcit nga Urban, si po shkon jeta e Nicole Kidman?
Nicole Kidman po vazhdon përpara me pozitivitet pas divorcit nga Keith Urban. Aktorja 57-vjeçare është “rrethuar nga dy gjërat që janë më të rëndësishme për të,” thotë një burim për PEOPLE: “Familja e saj dhe puna e saj.” Tani që është kthyer në shtëpi në Nashville pas një udhëtimi në Evropë, fituesja e çmimit Oscar po “mbahet pozitive,” thotë burimi. “Ajo nuk është një person që ngel në pendime, beson se çdo gjë ndodh për një arsye.” Më 29 shtator, u bë i ditur lajmi për ndarjen e Kidman nga muzikanti country Keith Urban, 57 vjeç, pas 19 vitesh martesë. Kur aktorja paditi për divorc më 30 shtator, ajo shpalli dallime të pa kapërcyeshme dhe e listoi datën e ndarjes si kohën e padisë. Kidman...