Tregim nga Xhabir Ahmeti: Druvari

Tregim nga Xhabir Ahmeti: Druvari

Pasdite. Niset Druvari për dru me Kalin e tij. Drutë i ka larg. Ecën shtegut të malit duke e ngrehur për kapistre Kalin. Para tyre dëgjohet ndonjë sëpatë nga ato të fundit të druvarëve të tjerë, të cilët nguten mos t’i zërë nata. Druvari ulet të pushojë pak. Kali kërkon ndonjë fije bari. Rreth tyre përhapet era e mirë e barit dhe e drurëve të prerë. Era e butë e malit i freskon lehtas. Pastaj çohet Druvari t’i bëjë drutë dhe ta ngarkojë Kalin. Mbrëmja dikur nis të hedhë nga pak ngjyrë të kuqërremtë dhe e ngjyen visoren. Shpejt arrin nata. Hukama e errësirës që bredh grykës thuajse i pyet: çfarë bëni këtu? Druvari ngutet. Ia vë samarin Kalit. Duhet shpejtuar sepse nuk do të...