Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“I pavarur”, Abilekaj: Binaj nuk ka lidhje me PD, por shfrytëzoi momentin kur opozita kërkonte një kandidat të ri
Gazetari Enton Abilekaj ka komentuar kandidaturën e aktorit dhe aktivistit Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranës, gjatë një interviste në një emision televiziv, duke e cilësuar atë si një kandidat të pavarur, por që po mbështetet gjerësisht nga spektri opozitar. Sipas Abilekajt, Binaj vjen jashtë partive politike tradicionale dhe nuk ka pasur lidhje me Partinë Demokratike në të shkuarën, madje në disa raste ka mbajtur qëndrime të distancuara ndaj saj. “Binaj është kandidat i pavarur dhe kjo nuk diskutohet. Partia me të cilën ai ka më shumë largësi është PD, aq sa e njoh dhe me veprimtarinë publike që ka bërë ai. Ai është ruajtur të largohet nga PS si imazh, ndërsa me PD s’ka pasur lidhje fare,” tha Abilekaj. Gazetari kujtoi se në protestat...