Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga Limioni te Kryeministria/ Qori ‘godet’ fort Ramën: Çdo vendim mban firmën e tij, SPAK të thërrasë
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ishte i ftuar në një emision televiziv, ku foli rreth hetimeve të SPAK, për koncesionin e Portit të Limionit në Sarandë, e cila është pronë e ushtrisë. Sipas Qorit, SPAK duhet të marrë në pyetje Edi Ramën, pasi në fund të çdo vendimi është ai që firmos, ndërsa shtoi se në Shqipëri ligjet bëhen me porosi. Ai tha dhe se në Shqipëri ka një problem të madh të sigurisë kombëtare dhe të korrupsionit. “Nëse është e vërtetë që Dulakut i kanë marrë telefonin, besoj do të ketë gjurmë. Nuk jam në brendësi të mënyrave si komunikojmë oligarkët me pushtetarët. Është hap i rëndësishëm që hedh dritë jo vetëm për Portin e Limionit, por dhe për skandale të tjera korruptive....