Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tirana, alternativë tërheqëse për investitorët – Ndër kryeqytetet më të mira për investime në pasuri të paluajtshme
Tregu i pronave është ndër sektorët me zhvillimin më të madh në vend, për shkak të investimeve të shumta dhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve, sidomos pas periudhës së pandemisë. Investimet dhe risitë në sektorin imobiliar, veçanërisht në kryeqytet, kanë marrë hov të madh falë zhvillimeve të shpejta urbane dhe rritjes së turizmit. Kjo ka tërhequr gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve të huaj, të cilët po e shohin tregun shqiptar si një mundësi premtuese për fitime afatgjata. Sipas një prej portaleve më të mëdha evropiane të shitblerjeve, “Your Overseas Home”, Shqipëria renditet ndër vendet më të përballueshme për investime në pasuri të paluajtshme. Studimi ka analizuar tregjet e kryeqyteteve europiane dhe ka arritur në përfundimin se pronat në Europën Lindore ofrojnë më shumë vlerë për paranë krahasuar me ato në...