Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulmet ukrainase shkatërrojnë një depo nafte në Krime, mbrojtja ajrore e Rusisë aktivizohet dhe godet gabimisht avionin luftarak rus
Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë konfirmuar se një sulm me dronë gjatë natës shënjestroi një depo nafte dhe një strukturë industriale pranë bazës ajrore ruse Gvardeyskoye, në Krime. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e goditjes, të pasuar nga një zjarr masiv. “Rezultati i veprimeve të suksesshme të Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës është shkatërrimi i depos së naftës në fshatin Gvardiyskyi”, thuhet në deklaratën zyrtare të njësive speciale. Ky sulm ishte pjesë e një operacioni më të gjerë me dronë, i cili goditi disa objektiva ushtarake ruse në territoret e pushtuara dhe brenda vetë Rusisë. Sipas zëdhënësit të Marinës Ukrainase, Dmytro Pletenchuk, gjatë përpjekjeve për tu mbrojtur nga sulmi, mbrojtja ajrore ruse rrëzoi gabimisht një avion luftarak të...