Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ ‘Pistoletën dhe fishekët do ua lë 3300 euro’, ‘Piranjat’ kapin trafikantin e armëve në mes të Fierit
Pas disa ditësh investigime të thelluara, ‘Piranjat’ në bashkëpunim me Policinë e Fierit kapën në mes të qytetit trafikantin e armëve, Milasin Ramaj. 38-vjeçari ishte i njohur në qytet pasi administronte një biznes Piceri Hallall, por jo vetëm. Ai njihej gjerësisht dhe kishte krijuar popullaritet në zonë për sa i përket fushës së trafikimit të armëve të zjarrit. ‘Piranjat’, sinjalet e para për aktivitetin e këtij zotërie i morën nga një denoncues anonim, banues në Fier. Shqetësimi i tij ishte real, edhe për shkak të rritjes së fenomenit të shit-blerjes së armëve në qytet. Pas informacioneve sipërfaqësore, grupi i emisionit investigativ lidhi kontakte me individë që mund të afronin tek trafikanti, me pretekstin e blerjes së një arme zjarri pistoletë e tipit Walther, prodhim...