Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ilir Meta mbështet protestën për UÇK-në – “Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët!”
Ish-presidenti dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia ku ndodhet i paraburgosur, përmes një mesazhi të shkurtër dhe të fortë në lidhje me protestën që u zhvillua në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Në një postim të shpërndarë nga përfaqësues të Partisë së Lirisë, Meta ka dhënë një deklaratë simbolike dhe të drejtpërdrejtë: “Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët! ” Reagimi i Metës vjen në të njëjtën ditë kur qytetarë dhe përfaqësues politikë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të treguar solidaritet me ish-krerët e UÇK-së që përballen me akuza për krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.