Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Diçka madhështore”/ Protesta për UÇK-në në Tiranë, flet analisti: Është gjithmonë bukur kur i sheh shqiptarët bashkë
I ftuar në një studio televizive analisti Visar Dili komentoi protestën “Unë jam UÇK” të zhvilluar në Tiranë, duke e cilësuar një ngjarje madhështore që bashkoi shqiptarët në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. “Tashmë e dimë se Gjykata Speciale është një prej padrejtësive më të mëdha që i është bërë popullit shqiptar, jo vetëm atij të Kosovës. Kishte larmishmëri emocionesh. Kishte prej atyre që nuk i bëri përshtypje kjo protestë, kishte dhe prej atyre që me zemër dhe shpirt ishin në Tiranë por në pamundësi kohe, kushteve ekonomike etj, nuk arritën të ishin pjesë e protestës. Në tërësi ishte diçka madhështore. Është gjithmonë bukur kur i sheh shqiptarët bashkë e sidomos në kauza të tilla e kur i kemi në dominancë ngjyrat kuq e zi”,...