“Unë jam UÇK”, mijëra qytetarë në shesh/ Tubim mbarëkombëtar për ish-liderët e UÇK, Ahmeti: Gjykata speciale nga kuzhina ruso-serbe! Moisiu: Ata nuk kanë kryer krime

“Unë jam UÇK”, mijëra qytetarë në shesh/ Tubim mbarëkombëtar për ish-liderët e UÇK, Ahmeti: Gjykata speciale nga kuzhina ruso-serbe! Moisiu: Ata nuk kanë kryer krime

Arif Vladi me Marshin e UÇK-së drithëroi mijëra shqiptarë në Sheshin Skënderbe nga ku pas Prishtinës dhe Hagës, Tirana u vesh Kuq e Zi, në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës, të cilët prej 5 vitesh mbahen në një paraburgim të Holandës. Të ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, Kosovës, Preshevës dhe kryeqytetet europiane u bënë bashkë  duke brohoritur “Unë jam UÇK” dhe “Liria ka Emër”,  sepse në Hagë nuk po gjykohen thjesht katër burra por po gjykohet liria e Kosovës. Hysni Gucati, kryetari  OVL tha se jemi në Tiranë të ngremë zërin për drejtësi për të mbrojtur gjakun e derdhur për Liri. “Po barazojnë viktimën me xhelatin. Nuk do ta lejmë. Nuk do përdhoset emri komandantëve tanë. Nga Tirana ti themi botës, se nuk ishim...