Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
FBI-ja angleze iu kap 250 kg kokaine çunave të Londrës, tre të arrestuar
Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet britanike pasi u kapën me rreth 250 kilogramë kokainë, me një vlerë tregu prej 20 milionë paund. Operacioni u zhvillua nga Partneriteti i Krimit të Organizuar në Londër (OCP), një ekip i përbashkët i Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) dhe Policisë Metropolitane, i krijuar për të luftuar krimin e organizuar. Sipas raportit të National Crime Agency të cilit i refetohet Top Channel, droga u gjet në një kamion në Dartford, Kent, gjatë një kontrolli të koordinuar nga oficerët e OCP-së. Tre të dyshuarit mbeten në paraburgim dhe po merren në pyetje nën dyshimin për furnizim me drogë të Klasit A. Zyrtari i OCP-së, Andy Tickner, tha: “Ky është një sekuestrim i konsiderueshëm i kokainës dhe pa përpjekjet e oficerëve...