Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Fillon numërimi i votave me postë, a ndikojnë në rezultat?

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Fillon numërimi i votave me postë, a ndikojnë në rezultat?

Numërimi i votave me postë nga jashtë Kosovës ka filluar pasditen e së premtes në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), njoftoi zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi. Elezi tha për media se komisioni i ka aprovuar rreth 30.000 pako me fletëvotime, dhe se i ka hedhur poshtë rreth 4.000 të tjera. Mbi 44.000 votues kishin të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit dhe patën një muaj kohë ta bënin këtë, nga 17 shtatori deri më 11 tetor. “Nga të dhënat që kemi nga shërbimi votues, numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako, në 3,660 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument, me...