Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Zbulohet paga marramendëse e Blake Lively për rolin në “It Ends With Us”
Paga e aktorës Blake Lively për rolin e saj kryesor në filmin “It Ends With Us” është bërë e ditur nëpërmjet dokumenteve gjyqësore, në një kohë kur aktorja është përfshirë në një betejë ligjore të ashpër me regjisorin dhe aktorin bashkëprotagonist, Justin Baldoni. Sipas Daily Mail, Lively ka marrë 1.75 milionë dollarë (afërsisht 1.65 milionë euro) për një periudhë xhirimi gjashtëjavor, që do të thotë një pagë prej rreth 58,000 dollarë (rreth 54,500 euro) në ditë për rolin e Lily Bloom. Përveç pagesës së drejtpërdrejtë, Lively ka fituar edhe bonuse të lidhura me suksesin komercial të filmit, i cili ka arkëtuar mbi 261 milionë funte (rreth 305 milionë euro) në mbarë botën, kundrejt një buxheti modest prej vetëm 18 milionë funte (rreth 21 milionë euro)....