Asani rikthehet te goli në kampionat pas ndeshjeve kombëtare

Asani rikthehet te goli në kampionat pas ndeshjeve kombëtare

Pas grumbullimit me Kombëtaren shqiptare, ku luajti vetëm një pjesë loje në miqësoren ndaj Jordanisë, Jasir Asani është rikthyer menjëherë në formë me klubin e tij në Iran. Sulmuesi shqiptar ka lënë menjëherë shenjë në kampionatin iranian, duke realizuar një gol të bukur për skuadrën e Esteghlal. Në ndeshjen ndaj Mes Rafsanjanit, Asanit i mjaftuan vetëm 11 minuta për të zhbllokuar rezultatin. Ai mori topin në krahun e djathtë të sulmit dhe, me një gjuajtje precize me të majtën drejt shtyllës së parë, mposhti portierin kundërshtar, duke kaluar në epërsi ekipin e tij. Ky ishte goli i tretë për Asanin në kampionat që prej transferimit të tij te Esteghlal pak javë më parë. Forma e tij e mirë dhe efikasiteti para portës po e kthejnë...