Tirana kuqezi në mbështetje të UÇK-së, ish presidenti Moisiu: Komandantët e UÇK kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia

Tirana kuqezi në mbështetje të UÇK-së, ish presidenti Moisiu: Komandantët e UÇK kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia

Tirana është kthyer kuqezi, me qindra protestues që janë mbledhur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që mbahen në qeli në Hagë. Në protestë mbajti fjalim ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, i cili i cilësoi luftëtarët e UÇK-së si të drejtë dhe guximtarë. “Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë kombëtar, për të ngritur zërin kundër padrejtësisë që po u bëhet bijve më të mirë të Kosovës dhe kombit shqiptar, luftëtarëve të UÇK-së që luftuan për lirinë e atdheut, komandantët e UÇK kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia”, deklaroi Moisiu. Top Channel