Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“A ka llogaritur ministria juaj…”/ Aksioni për ndërtimet pa leje, Shehaj kërkon interpelancë me Ramën dhe Ballukun
Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka kërkuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje dhe me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku për koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar. Në shkresën e parë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi për interpelancën me kryeministrin, Shehaj kërkon të dijë kriteret që janë ndjekur për përzgjedhjen e ndërtesave të shembura deri më tani. “Duke pasur parasysh numrin e madh të ndërtimeve pa leje si dhe duke pasur parasysh prishjet e ndodhura në muajt e fundit, dëshiroj të di se cilat janë kriteret që janë ndjekur për përzgjedhjen e ndërtesave të shembura, si në zonën e Thethit, bregdetit dhe gjithë territorit? Mbetem në pritje të caktimit të datës së interpelancës në përputhje...