Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Teuta kthehet frikshëm, Dobi sfidon Tiranën: Një finale e vogël që duam ta fitojmë me çdo kusht
Teuta kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve në kampionat pas një prologu impresionues në Superligë. Kundërshtari i radhës është Tirana, një duel me histori dhe rivalitet të gjatë mes dy prej klubeve më me traditë në vend. Përtej rëndësisë sportive, kjo ndeshje mbart edhe një ngarkesë të veçantë emocionale për skuadrat, tifozët dhe vetë qytetet që ato përfaqësojnë. Në prag të ndeshjes, trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli për mënyrën si është përgatitur skuadra, objektivat e ekipit dhe ndikimin që ka mbështetja e tifozëve në një ndeshje të këtij niveli. Mister Dobi, përballja me Tiranën është gjithmonë një test i rëndësishëm. Si e keni përgatitur skuadrën për këtë sfidë? Jo vetëm me Tiranën, por çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Sigurisht që kjo sfidë ka...