Firmos lojtari nga Bregu i Fildishtë, Teuta merr sulmuesin që luajti te Egnatia dhe Elbasani

Firmos lojtari nga Bregu i Fildishtë, Teuta merr sulmuesin që luajti te Egnatia dhe Elbasani

Teuta ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Joel Doukouo. Pas një eksperience me Egnatian dhe Elbasanin, Joel vendos t’i bashkohet durrsakve. “Teuta përforcohet në sulm me futbollistin nga Bregu i Fildishtë, Lorougnon Joel Doukouo. Joel i bashkohet klubit tonë pas tre viteve eksperiencë në kampionatin shqiptar me skuadrat e Egnatias dhe Elbasanit. 22-vjeçari vjen si një vlerë e shtuar për repartin ofensiv, me pritshmëri për të rritur ndjeshëm forcën sulmuese dhe për të shtuar numrin e golave për ekipin. Me Egnatian, Doukouo, ka luajtur 57 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar me 3 gola dhe 3 asiste, ndërsa me Elbasanin, ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste në 16 ndeshje”, shkruhet në faqen e klubit. /Sport Ekspres/