Shfryhet aksioni me 14 të arrestuar në Elbasan, gjykata lë në burg vetëm 4 prej tyre

Shfryhet aksioni me 14 të arrestuar në Elbasan, gjykata lë në burg vetëm 4 prej tyre

Gjykata e Elbasanit ka dhënë këtë të premte masat e sigurisë për 14 të arrestuarit që u prangosën tre ditë më parë në një lokal në zonën e Bradasheshit, ku tre prej tyre ishin të arrestuar, ndërsa të tjerët kundërshtuan urdhrin e kontrollit dhe u konfliktuan me Policinë. Nga 14 të prangosurit, vetëm për 4 prej tyre u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa 2 të tjerëve iu caktua “arrest në shtëpi”, 7 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa të miturit 17-vjeçar, djali i pronarit të lokalit, është lënë pa asnjë masë sigurie. Më konkretisht: Akil Kërtusha, 49 vjeç – arrest me burg Stefan Memelli, 46 vjeç – arrest me burg Maksim Suçi, 47 vjeç – arrest me burg Egi Çaushi, 32...