“Kush po e rr*an”/ Deputeti demokrat thyen urdhërin e PD, shfaqet në protestën për UÇK-në

“Kush po e rr*an”/ Deputeti demokrat thyen urdhërin e PD, shfaqet në protestën për UÇK-në

Deputeti demokrat Bujar Leskaj ka thyer urdhërat e Partisë Demokratike dhe ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar sot në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. Duke folur për mediat, Leskaj u shpreh se nuk e intereson qëndrimi i partisë: “Kush po e rruan për urdhërat”, tha ai, teksa largonte mikrofonin e gazetarit. Në protestë nga radhët e opozitës ka marrë pjesë edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. “Mesazhi im është që jemi një komb. Ajo çfarë bëhet ndaj drejtuesve të UÇK-së është tendenca për të zhbërë historinë e kombit shqiptar dhe duhet të jemi të gjithë bashkë si shqiptar. Disa përfaqësues janë dhe të PS dhe të PD, nuk kemi ardhur të bëjmë politikë, por për të...