Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Dalin në shesh dhe shtiren si patriotë”/ Protesta në mbrojtje të UÇK-së, reagon analisti:Tubimi i hipokrizisë së Ramës
Analisti Enton Abilekaj ka komentuar protestën e organizuar nga Edi Rama për të dalë në krah të ish-drejtuesve të UÇK-së, që ndodhen në Gjykatën Speciale në Hagë. Abilekaj shkruan se, ky ishte një tubim hipokrit, i organizuar nga Rama që ky i fundit të mbajë influencën në trevat shqiptare në prag të balotazhit në Kosovë dhe zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Enton Abilekaj: ‘Nuk e mbushën dot as sheshin, Shqipëria dhe Kosova. Njerëzit nuk janë aq naivë sa të mos e kuptojnë që ky është tubimi i hipokrizisë, me anë të të cilit Rama kërkon të mbaje influencën në trevat shqiptare, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut dhe balotazheve në Kosovë. Për ironi të fatit aty janë mbledhur ata që...