Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Liria ka emër”/ Presidenti Begaj: UÇK, themeli i lirisë së Kosovës dhe krenaria e kombit shqiptar
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas protestës së zhvilluar sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhen në paraburgim në Hagë. Në një deklaratë publike, Presidenti Begaj thekson rëndësinë historike të UÇK-së dhe rolin e saj në çlirimin e Kosovës, duke nënvizuar se asgjë nuk mund ta zhbëjë kontributin e saj në historinë kombëtare. “UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice dhe heroizmi,” – është shprehur kreu i shtetit. Reagimi i Presidentit vjen në një moment kur mijëra qytetarë nga mbarë trojet shqiptare janë bashkuar në një zë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së,...