Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Akademia e Forcave të Armatosura hedh poshtë akuzat ndaj Presidentit Begaj: Ka qenë kërkues shkencor, jo pedagog
Akademia e Forcave të Armatosura ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke sqaruar se ai nuk ka qenë asnjëherë pedagog, as i brendshëm dhe as i jashtëm, por ka qenë i angazhuar si kërkues shkencor në periudhën 2013–2018. Sipas njoftimit zyrtar, Presidenti Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qenë pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) pranë AFA. Akademia sqaron se pagesat e përmendura lidhen me shlyerjen e detyrimeve financiare të prapambetura për të gjithë personelin akademik të përfshirë në procesin e...