Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pagesa 1605 euro nga spitali privat për Presidentin Begaj, Forcat e Armatosura: Është pagesë e periudhës deri në 2018
Akademia e Forcave të Armatosura në një deklaratë publike ka përgënjeshtruar të gjitha akuzat e ditëve të fundit në lidhje me pagesat e kryera ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, njëkohësisht Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj. “Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, në funksionet e tij të mëparshme si mjek ushtarak, ka qënë në të kaluarën pjesë e ekipeve të kërkimit shkencor ushtarak së bashku me një staf akademik prej 15 profesorësh dhe është angazhuar në udhëheqjen e temave shkencore të ciklit të tretë të studimeve (Doktoratë) në periudhën 2013–2018 pranë AFA”, thuhet në deklaratë. “Në lidhje me pagesat të cilave i janë referuar disa media, sqarojmë se: për angazhimin e stafit akademik gjatë viteve 2013–2018, Akademia e Forcave...