”Jam UÇK”, mijëra shqiptarë nga çdo trevë mesazh nga Tirana: Liri për Çlirimtarët

”Jam UÇK”, mijëra shqiptarë nga çdo trevë mesazh nga Tirana: Liri për Çlirimtarët

Mijëra shqiptarë janë bashkuar për një qëllim në sheshin ”Skëndërbej” në Tiranë, drejtësi për UÇK-në dhe për liderët që po mbahen padrejtësisht në burgosur në Hagë. Kjo është protesta e tretë, pasi e para u mbajt në Hagë, e dyta në Prishtinë dhe sot në Tiranë. Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është bashkuar protestës në mbështetje për ish-krerët e UÇK, që po zhvillohet në ”Sheshin Skënderbej”. Për mediat ai tha se kjo protestë nuk është politike. Sakaq, Manja i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj proteste. ”Kjo nuk është një protestë politike, është protesta e shqiptarëve, kush ka gjak shqiptari do të duhet që të jetë sot këtu në këtë shesh”, tha Manja. Lexoni edhe lajmet e tjera për këtë protestë...