Kualifikueset e Euro 2026 për vajza, Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Greqisë

Kualifikueset e Euro 2026 për vajza, Shqipëria luan ndeshjen e parë kundër Greqisë

Shqipëria U-17 për vajza luajti pasditen e sotme ndaj Greqisë ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Europianit 2026. Në takimin e zhvilluar në ”Elbasan Arena”, skuadra e drejtuar nga Cyme Lulaj u mund me rezultatin 2-0. Trajnerja Lulaj hodhi në fushë këtë formacion: Ambra Reshiti (GK), Reiana Jahelezi, Marina Rushaj (c), Aldisa Kronaj, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Andrea Klleci, Heidi Bekteshi, Emi Maksuti, Tuhana Cifliku dhe Kejsi Demiraj. Vajzat kuqezi zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, me një organizim dhe qarkullim të mirë të topit si edhe disa alternativa të rrezikshme drejt portës kundërshtare. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 55-të, Greqia kaloi në avantazh falë golit të shënuar nga Elissavet Schortsianiti, ndërsa në...